KryesoreLajme

‘Jehona e narkoshtetit ka kaluar kufijtë’/ Bajaziti: Europa nuk arrihet me drogë, por me standarde

E ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço, Erisa Bajaziti, Këshilltare e Politikave në KU Leuven, tha se jehona e narkoshtetit shqiptar ka kaluar kufijtë e vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

Bajaziti theksoi se Europa nuk arrihet përmes drogës dhe dollarëve, por përmes standardeve demokratike dhe institucioneve të forta. Ajo nënvizoi se integrimi nuk është një dhuratë politike që mund të shitet me propagandë, por një proces që kërkon vullnet të vërtetë për reforma.

Në një kohë kur qeveria po përpiqet ta mbulojë realitetin me fasada, është pikërisht opozita ajo që po e çon zërin e shqiptarëve përtej kufijve dhe po denoncon devijimin e Shqipërisë nga rruga europiane.

Erisa Bajaziti:

Në fakt, shoh shumë elementë shqetësues që nisin që nga titulli i dokumentarit: “Drogë, Dollarë, Diplomaci”. Vetë përzgjedhja e këtyre tre fjalëve tregon se jehona e problemeve që lidhen me Shqipërinë ka kaluar përtej kufijve të vendit. Nuk po i mbajmë këto plagë brenda po i eksportojmë në Bashkimin Europian. Dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Këmbana e alarmit nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për mënyrën si ne reflektohemi në sytë e vendeve të BE-së. Pashaporta që Edi Rama përpiqet ta paraqesë si simbol afrimi me Europën, në fakt duket më shumë si një kartolinë propagandistike për të kërkuar një mandat të katërt. Por para se të analizojmë mesazhin që sjell kryeministri, duhet të reflektojmë se çfarë përfaqëson vërtet kjo “pashaportë”.

Pashaporta europiane nuk është thjesht një dokument, një letër apo një moment simbolik. Të jesh europian nuk është çështje teknike, por çështje standardesh, institucioneve funksionale dhe përkushtimi ndaj vlerave. Shqipëria ka ende shumë probleme për të zgjidhur, dhe përpara se të kemi një ëndërr europiane, duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë realisht për ta realizuar atë.

Shqiptarët, edhe gjatë komunizmit, kanë përfunduar në burg për shkak të aspiratës së tyre për t’u afruar me Perëndimin. Ndaj, askush nuk vë në dyshim dëshirën tonë si popull për integrim. Pyetja që ngrihet është: Si po përpiqemi të afrohemi me Perëndimin? Është vallë nëpërmjet drogës dhe dollarëve, apo nëpërmjet standardeve të vërteta?

Nëse duam të flasim për standarde, atëherë duhet të shohim gjendjen reale të vendit: ekonominë, arsimin, shëndetësinë. Procesi i integrimit nuk funksionon sipas logjikës “marrim pashaportën dhe më pas rregullojmë vendin”, është e kundërta. Së pari duhet të arrijmë nivelin e duhur të zhvillimit, pastaj vjen pranimi.

Duhet të flasim edhe për aktorët e këtij procesi. Përveç përfaqësimit formal, duhet të pyesim: Çfarë jemi ne sot në raport me standardet europiane? Duhet të arrijmë standarde të pranueshme në drejtësi, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore e politike vetëm atëherë mund të flasim me seriozitet për integrim.

Ka pasur dy momente kyçe në përpjekjet tona për të tërhequr vëmendjen e Bashkimit Europian. Fillimisht, përmes mesazhit të parë, synuam të tregonim se ajo që shohin përfaqësuesit europianë në Shqipëri është vetëm fasada. Shqiptarët, përditë, përballen me një realitet krejt tjetër. Momenti i dytë ishte letra drejtuar Ursula von der Leyen, pas goditjeve të njëpasnjëshme ndaj opozitës shqiptare dhe përpjekjes për ta eliminuar atë nga jeta politike një gjë e paimagjinueshme për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Kjo ishte përpjekja jonë e parë për ta quar zërin deri në këto nivele dhe vjen momenti i dytë kur ne shkruajmë një tjetër letër Von Der Leyen, pasi opozita shqiptare opozita shqiptare kishte pësuar goditje të njëpasnjëshme dhe u mundua që opozita ët eleminohej nga jeta politike e vendit. Cka në një vend që aspiron të hyjë në BE është ë paimagjinueshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button