KryesoreLajme
Kryesore

Marta Kos ‘shuplakë’ Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE brenda 2030 pa luftuar korrupsionin

Në konferencë e përbashkët të shtypit në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, Edi Rama u shpreh se integrimi për Shqipërinë është ekzistencial. Ai u shpreh se brenda vitit 2027, Shqipëria synon mbylljen e kapitujve.

Por, Marta Kos i dha një ‘shuplakë’ kryeministrit shqiptar pasi theksoi se nëse duam të anëtarësohemi brenda vitit 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes.

“Për anëtarimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95%  e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet.”– tha Marta Kos.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button