Juventus në bisedime me Luciano Spallettin pas shkarkimit të Tudorit

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, pritet të takohet sot me ish-trajnerin e Kombëtares italiane, Luciano Spalletti, për t’i ofruar kontratë si zëvendësues i Igor Tudor.
Sipas shumë burimeve italiane, përfshirë La Gazzetta dello Sport, takimi do të shërbejë për të diskutuar detajet e kontratës dhe projektin teknik të klubit pas periudhës së vështirë të bardhezinjve. Juventus ka arritur vetëm 8 ndeshje pa fitore dhe nuk ka shënuar gol në 4 takime radhazi.
Spalletti, fitues i Scudettos me Napolin në sezonin 2022-23, është pa ekip që nga qershori, kur u largua nga drejtimi i kombëtares italiane. Sipas Tuttosport, trajnerit do t’i ofrohet kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane raportojnë se Spalletti ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite dhe klubet turke dhe është i gatshëm të pranojë ofertën e Juventusit. Në rast se nuk arrihet marrëveshje, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino konsiderohen alternativat kryesore për stolin e Zonjës së Vjetër.



