Kosova

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, te Kroi i Mbretit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në zonën e njohur si Kroi i Mbretit.

Në një video të publikuar nga mediumi lokal “Klina.info”, shihen dy vetura të përplasura me njëra-tjetrën.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në një ditë kur në pjesë të ndryshme të Kosovës po mbizotërojnë reshjet e shiut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button