Sport

Sigal Prishtina nis aventurën në Ligën ENBL, përballet sonte me norvegjezët e BC Gimle

KB Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën Europiane të Basketbollit (ENBL). Bardhekaltrit do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kryeqytetasit do të luajnë gjithsej tetë ndeshje në fazën e grupeve, katër si vendas dhe katër si mysafirë. Për Sigal Prishtinën kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë garë kontinental, ndërkohë që në këtë edicion do të marrë pjesë edhe KB Peja për herë të parë.

Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës në Ligën ENBL janë:

BK Opava (Çeki)

Gimle Basket (Norvegji)

Brussels Basketball (Belgjikë)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

Keila Coolbet (Estoni)

Manchester Basketball (Britani e Madhe)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Bardhekaltrit synojnë të nisnin sezonin me një fitore të fortë për të vendosur ritmin në këtë garë prestigjioze europiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button