Covey: Hashim Thaçi njohuhej si drejtues politik, i pranishëm në Rahovec me ushtarë të UÇK-së

Dëshmitari James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, ka deklaruar të mërkurën në Hagë se Hashim Thaçi ishte njohur si drejtues politik.
Covey dha këtë deklaratë gjatë prezantimit të një videoje që tregonte praninë e Thaçit në Rahovec, ku thuhej se “Më mijëra janë mbledhur në qytezën e Rahovecit për të përshëndetur Thaçin”. Video e paraqiste Thaçin si “drejtuesin politik të UÇK-së dhe aktualisht shqiptari më i njohur i Kosovës”, ndërsa në Rahovec ishin rreth 300 ushtarë të UÇK-së dhe u përkujtuan të rënët e luftës.
Sipas dëshmitarit, në video Thaçi ftonte për tolerancë ndëretnike, por turma nuk ishte e gatshme ta dëgjonte thirrjen. Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 1999, dy ditë pas mbërritjes së Covey-t në Kosovë.
Dëshmitari u pyet gjithashtu për betejën e Llapushnikut dhe paradën e UÇK-së në Prishtinë më 18 shtator 1999, por tha se nuk i kujtohen detajet. Megjithatë, gjatë prezantimit të një videoje gjermane për paradën, Covey evidentoi praninë e Thaçit dhe të gjeneral Agim Çekut.



