Sport

Paris Saint-Germain dhe Tottenham nisin betejën për Superkupën e Evropës

Sonte, Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur do të përballen për trofeun e Superkupës së Evropës. Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, PSG, do të ndeshet me fituesin e Ligës së Evropës, Tottenham, në stadiumin e Udines në Itali, me fillim nga ora 21:00

Favorit në këtë përballje duket të jetë skuadra franceze, e cila përveç suksesit në Ligën e Kampionëve, arriti deri në finale të Botërorit për Klube. Megjithatë, ndeshjet e këtij niveli janë gjithmonë të paparashikueshme, dhe Tottenham do të përpiqet të ndjekë shembullin e Chelsea-t, që mposhti PSG-në në finale të Kupës së Botërve për Klube.

Ky do të jetë trofeu i parë i Superkupës së Evropës për të dyja klubet. Për Spurs kjo është hera e parë në finale të një gare të tillë, ndërsa për PSG-në kjo është hera e dytë, pas humbjes ndaj Juventusit në vitin 1997.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button