Kosova

ZRRE fiton në Gjykatë, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike vazhdon sipas planit

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë ka pranuar aktvendimin lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

ZRRE tha se ankesa e saj është aprovuar dhe se “është ndryshuar pika IV e Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Dhoma Shkalla e Parë, duke refuzuar padinë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”.

Sipas ZRRE-së, procesi i liberalizimit është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, i kryer në mënyrë transparente dhe të paanshme, dhe ligjshmëria e tij është konfirmuar nga gjykatat kompetente.

ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që nuk kanë lidhur ende kontratë furnizimi me energji elektrike, të veprojnë menjëherë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRRE. Sipas rregulloreve, nga data 16 gusht 2025, konsumatorët komercialë që nuk kanë nënshkruar kontratë do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.

“ZRRE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg të drejtë, funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”, tha ZRRE në njoftimin e saj.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button