Sport

Douglas Luiz i vendos kushte Juventusit: Pranon vetëm klube të mëdha, refuzon Arabinë dhe ekipet e Premier League

Planet e Juventusit për të shitur mesfushorin brazilian, Douglas Luiz, këtë verë kanë hasur në një pengesë të re. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, konkretisht nga “Tuttosport”, lojtari ka bërë të qartë se do të pranojë të largohet vetëm nëse destinacioni i tij është një klub i madh evropian, duke përjashtuar kështu interesimin nga skuadra si Everton, West Ham dhe Nottingham Forest.

Luiz nuk është kundër një rikthimi në Premier League, por preferon që ky hap të jetë drejt një prej klubeve elitarë të këtij kampionati. Kjo ka zbehur ndjeshëm mundësinë që ndonjë nga skuadrat e mesit të tabelës të përfitojë nga situata aktuale e tij te Juventusi.

Sipas të njëjtit burim, mungesa e mesfushorit në grumbullimin stërvitor të “Zonjës së Vjetër” ditën e enjte ka shkaktuar pakënaqësi në klub, por drejtuesit mbeten të qetë dhe të vendosur në qëndrimin e tyre. Juventusi kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e Luizit, një shumë që reflekton vlerën e investimit të bërë një vit më parë, kur braziliani u transferua nga Aston Villa për 50 milionë euro.

Ndërkohë, oferta të majme kanë ardhur edhe nga Arabia Saudite, por mesfushori i ka refuzuar kategorikisht, duke nënvizuar se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Situata e krijuar e vështirëson ndjeshëm strategjinë e merkatos së Juventusit, pasi shitja e Douglas Luiz shihej si një lëvizje kyçe për të balancuar financat dhe për të hapur rrugën për përforcime të reja gjatë verës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button