Kosova

OSHC-të i bëjnë thirrje deputetëve: Shfrytëzoni mundësinë e fundit për të zhbllokuar Kuvendin

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar sot përmes një komunikate të përbashkët të publikuar nga “Lëvizja FOL”, duke u bërë thirrje partive politike që të shfrytëzojnë ditën e fundit të afatit kushtetues për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Në deklaratë theksohet se kthimi në votimin e hapur për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është një hap kyç dhe i domosdoshëm për të zhbllokuar situatën aktuale politike.

“Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional”, thuhet në reagim.

Organizatat theksojnë se ky është shansi i fundit për të dalë nga kriza dhe u kërkojnë deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi, maturi dhe në frymën e interesit publik.

“Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit”, thuhet më tej në deklaratë.

Sipas tyre, dështimi për të konstituar Kuvendin do të thellojë krizën aktuale dhe do të sjellë pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin. Për këtë arsye, OSHC-të bëjnë thirrje që kjo mundësi e fundit të mos shpërdorohet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button