Zgjedhjet lokale 2025: Kandidatë të disa partive sigurojnë fitore pa balotazh

Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë fitore të qarta për disa kandidatë që kanë siguruar mandate të reja pa balotazh.
Në komunat me shumicë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur rezultate të theksuara në disa zona kyçe.
Sami Lushtaku (PDK) ka fituar bindshëm në Skenderaj me 83,45% të votave.
Agim Aliu (PDK) ka siguruar edhe një mandat tjetër në Ferizaj me 56,47%.
Ramiz Lladrovci (PDK) ka fituar në Drenas me 52,31% të votave, pas numërimit të plotë të vendvotimeve.
Mehmet Ballazhi (PDK) ka fituar në komunën e tij me 56,47%.
Nga radhët e LDK-së, fitore të sigurta janë shënuar në:
Istog, ku Ilir Ferati prin me 58,78%,
dhe Lipjan, ku Imri Ahmeti kryeson me 51,15%.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka ruajtur disa pozita të forta:
Shpejtim Bulliqi prin në Podujevë me 53,42%,
Kadri Rahimaj në Kamenicë me 50,56%,
dhe Qemajl Aliu në Shtime me 50,52%.
Ndërkohë, AAK ka fitore të sigurt në Deçan, ku Bashkim Ramosaj ka marrë 51,57% të votave, ndërsa Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%.
Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç (KDTP) ka siguruar fitore me 50,52%.
Nga komunat me shumicë serbe, Lista Serbe ka ruajtur dominimin, duke fituar shumicën e komunave:
Zoran Todiq në Leposaviq (70,35%),
Sasha Millosheviq në Novobërdë (61,31%),
Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë (66,41%),
Millosh Peroviq në Zubin Potok (79,67%),
Dragisha Milloviq në Zveçan (86,66%),
Novak Zhiviq në Graçanicë (61,88%),
Tanja Antiq në Ranillug (72,06%),
Dragan Petkoviq në Partesh (89,88%),
dhe Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut (59,67%).
Këto janë rezultate preliminare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare në ditët në vijim.



