Kosova dhe rajoni me mot të qëndrueshëm, por me temperatura më të ulëta

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Erërat nga veriu do të jenë të freskëta, duke sjellë ndjesi paksa të ftohtë. Temperatura maksimale ditore pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, e hëna do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira lokale, pa reshje atmosferike. Zonat bregdetare do të jenë më të ngrohta, ndërsa më ftohtë do të jetë në viset kontinentale dhe kodrinore-malore, sidomos në veri dhe lindje të rajonit.
Edhe në ditët në vijim pritet të mbajë mot i ngjashëm, me alternime vranësirash dhe periudha me diell. Temperatura mund të pësojë një ulje të lehtë për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore nga kontinenti. Megjithatë, reshje të konsiderueshme nuk parashikohen, përveç ndonjë rige të dobët lokale gjatë kalimit të vranësirave më të dendura.



