Kosova
Kryesore

Ka përfunduar numërimi në 12 komuna – disa fitore pa balotazh, të tjerat drejt garës së dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i votave në 12 komuna të Kosovës: Deçan, Gjilan, Dragash, Fushë-Kosovë, Obiliq, Vushtrri, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.

Në disa prej tyre tashmë janë konfirmuar fituesit pa balotazh, ndërsa në të tjerat gara do të vazhdojë në rundin e dytë.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj nga AAK ka siguruar mandatin e ri për kryetar komune pa balotazh.
Në Gjilan, pritet balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.
Në Dragash, garën e dytë do ta zhvillojnë Bexhet Xheladini i LDK-së dhe Shaban Shabani i PDK-së.
Në Fushë-Kosovë, balotazhi do të jetë mes Valon Prebezës të LVV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së.
Në Obiliq, Xhafer Gashi i LDK-së do të përballet në balotazh me Halil Thaçin e LVV-së.
Në Vushtrri, garën e dytë do ta zhvillojnë Feriz Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i LVV-së.
Në Junik, pritet balotazh mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së.

Ndërkohë, në Mamushë, Abulhadi Krasniç nga KDTP ka fituar mandatin e kryetarit pa balotazh.

Në komunat me shumicë serbe – Graçanicë, Ranillug dhe Partesh – fitues pa balotazh janë kandidatët e Listës Serbe.
Në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe do të përballet në balotazh me Srecko Spasiqin e Srpska Narodna Sloga.

Rezultatet janë preliminare dhe pritet të konfirmohen nga KQZ pas përfundimit të të gjitha procedurave zyrtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button