Bota
Trump shpreh dëshirën për një takim të ri me Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë një takimi me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, se dëshiron të takohet përsëri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: “Do të doja ta takoja këtë vit. Pres me padurim të takohem me Kim Jong Un në të ardhmen.” Ai rikujtoi takimin e tyre në Zonën e Demilitarizuar një dekadë më parë dhe shtoi se marrëdhënia e tyre ishte shumë miqësore gjatë mandatit të tij të parë.
“Ne mendojmë se mund të bëjmë diçka në këtë drejtim,” tha Trump, duke shprehur dëshirën për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy Koreve, raportoi Reuters.