Bota
Trump kërcënon rrëzimin e avionëve venezuelianë pranë anijeve amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se avionët luftarakë të Venezuelës do të rrëzohen nëse fluturojnë mbi anijet detare amerikane dhe i vendosin ato në rrezik.
Kjo deklaratë vjen pasi, sipas zyrtarëve amerikanë, avionë ushtarakë venezuelianë kanë kaluar pranë një anijeje të SHBA-së në brigjet e Amerikës së Jugut për herë të dytë brenda dy ditësh.
Ngjarjet ndodhën pak ditë pas një sulmi amerikan mbi një anije që, sipas Uashingtonit, transportonte drogë nga Venezuela dhe që drejtohej nga një bandë, ku u raportua se mbetën të vrarë 11 persona.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka reaguar duke mohuar akuzat e SHBA-së dhe ka theksuar se dallimet mes dy vendeve nuk duhet të çojnë në një “konflikt ushtarak”.