Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës, 17-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spitalin e Përmetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në qytetin e Përmetit, ku një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, në mesditë, ku dyshohet se adoleshentja ka konsumuar medikamente.

E reja është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore nga familjarët në Spitalin e Përmetit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij rasti dhe për të kuptuar shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti të rëndë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje prindërve dhe institucioneve të jenë më të vëmendshëm ndaj gjendjes emocionale të të rinjve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button