Kuriozitete

Gjumi i thellë, çelësi i një truri të shëndetshëm dhe jetë më të gjatë

Gjumi i thellë luan një rol kyç në pastrimin e trurit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit. Sipas një studimi të fundit të publikuar nga AgroWeb.org, i cili i referohet ekspertëve të Universitetit të Bostonit, gjatë gjumit të thellë truri arrin të pastrojë veten nga toksinat dhe mendimet negative të ditës.

Studiuesit theksojnë se gjumi i thellë, i njohur ndryshe si faza e “ngadaltë” e gjumit, ndihmon qelizat cerebrale të lëvizin më lirshëm, duke i krijuar trurit kushtet ideale për të larguar proteinën beta amoloid — një substancë që shfaqet në sasi të mëdha në trurin e personave që vuajnë nga dementia.

Sipas studimit ku morën pjesë 11 persona, u vërejt se një natë me gjumë të qetë dhe të thellë mjafton për të pastruar trurin nga mbingarkesa, duke përmirësuar funksionimin e organizmit. Gjatë kësaj faze, trupi përjeton ulje të rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes, duke ndihmuar kështu në pushimin e plotë të trupit dhe mendjes.

Mjekët paralajmërojnë se mungesa e gjumit të thellë mund të rrisë rrezikun për sëmundje të ndryshme, përfshirë ato neurodegjenerative. Prandaj, një stil jetese i shëndetshëm dhe zakone të mira gjumi janë thelbësore për të ruajtur shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button