Bota

Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 persona të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri pranë Universitit të Indiana në Bloomington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat.

Sipas New York Post ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së së dielës në Kirkëook Avenue, në një zonë ku ishin mbledhur mijëra persona pas garës vjetore të biçikletave “Little 500”, një aktivitet tradicional studentor që tërheq pjesëmarrje të madhe çdo vit

Sipas autoriteteve, policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur disa persona të plagosur një bllok larg kampusit universitar. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur plotësisht.

Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se para të shtënave ka ndodhur një përplasje verbale dhe fizike mes dy grave, e cila më pas ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas këtyre dëshmive, njëra prej tyre ka hapur zjarr gjatë konfliktit.

Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të arrestuar lidhur me incidentin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button