SHBA zgjeron bazat në Grenlandë, Narsarsuaq dhe Mestersvig bëhen qendra të reja me prani amerikane

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rikthejnë dy pika të reja ushtarake në Groenlandë, në kuadër të një marrëveshjeje sigurie me Danimarkën dhe territorin autonom. Bëhet fjalë për një bazë në jug dhe një tjetër në bregun lindor, ku aktualisht operon patrulla daneze e slitave të qenve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në Nju Jork dhe synon ta vendosë sigurinë e Arktikut në kuadër të NATO-s, pas muajsh tensioni nga kërkesat e Donald Trump.

Pika e dytë është Mestersvig, në bregun lindor, një post ushtarak që aktualisht përdoret nga një njësi speciale daneze që patrullon territorin e largët arktik.
Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Groenlandës pritet të nënshkruhet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Detajet e plota të dokumentit nuk janë bërë ende publike dhe burimet e Reuters thonë se disa prej tyre do të finalizohen vetëm në momentin e nënshkrimit.
Danimarka thotë se marrëveshja do ta vendosë sigurinë e Arktikut nën përgjegjësinë e NATO-s, duke mos e lënë atë vetëm në duart e Uashingtonit dhe Kopenhagës. NATO e ka mirëpritur marrëveshjen si një hap që synon forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.
Zgjerimi i pranisë amerikane vjen pas muajsh presioni nga presidenti Donald Trump, i cili prej kohësh ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të kontrollojnë Groenlandën. Në të kaluarën, Trump ka refuzuar edhe të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e territorit autonom danez.
Qëndrimet e Trump shkaktuan një krizë diplomatike brenda NATO-s, veçanërisht pas përshkallëzimit të tyre në janar, duke shtyrë Danimarkën dhe Groenlandën të negocionin me Uashingtonin për të ulur tensionet./TCh/