Sport

Superliga e Kosovës rikthehet me duele të zjarrta: Malisheva pret Llapin, Prishtina sfidon Ballkanin

Pas pushimit të shkurtër, Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë, ku sot (e shtunë) zhvillohen dy përballje tejet interesante në Malishevë dhe Hajvali.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të përballet me Llapin në një ndeshje që premton spektakël. Vendasit ndodhen në formë të mirë pas dy fitoreve radhazi ndaj Ferizajt dhe Drenicës, ndërsa ekipi llapjan më në fund arriti fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur Gjilanin me rezultat bindës 4-1.

Ndërkohë, një nga derbit më të rëndësishme të javës do të luhet në “Kampin Nacional” në Hajvali, ku Prishtina do të presë kampionin në fuqi, Ballkanin. Bardhekaltërit kryesojnë tabelën me 16 pikë, vetëm një më shumë se skuadra nga Suhareka që ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë.

Prishtina vjen pas një fitoreje të thellë 5-0 ndaj Ferizajt, ndërsa Ballkani fitoi ndaj Prishtinës së Re, duke ruajtur hapin me kreun.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen sot me fillim nga ora 15:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button