Lajme

IKMT rikthehet në Theth, shemb 35 ndërtime pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është rikthyer sërish në Theth, ku ka nisur aksionin për prishjen e 35 objekteve të tjera të ndërtuara pa leje.

Ky është operacioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, gjatë të cilit u shembën rreth 70 ndërtime të paligjshme.

Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet më të njohura turistike të veriut të vendit, ka qenë prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërhyrjeve dhe ndërtimeve pa leje që rrezikojnë mjedisin dhe identitetin natyror të zonës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button