Sonte zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025: Dembele apo Yamal?

Ethet për Topin e Artë për vitin 2025 do të marrin fund sonte, kur emri i futbollistit më të mirë në botë do të bëhet i ditur në një gala madhështore që do të mbahet në Paris, Francë.
Sipas mediave, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal pritet të jenë konkurrentët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Ylli i Paris Saint-Germainit konsiderohet favorit kryesor, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku fitoi pothuajse çdo trofe të mundshëm me klubin, duke përfshirë edhe Champions League-in e parë në historinë e PSG-së.
Nga ana tjetër, Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, pati një sezon të shkëlqyer dhe mbetet një prej protagonistëve kryesorë, duke mbajtur shpresën për të rrëmbyer trofeun sonte.
Por cilat janë kriteret që duhet t’i përmbushë një lojtar për të fituar Topin e Artë 2025? Tri kriteret kryesore janë:
Paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimtar, si dhe karakteri impresionues;
Kontributi në ekip dhe arritjet kolektive;
Klasi dhe respekti për fair-play.
Fituesi do të shpallet gjatë mbrëmjes së sotme, duke vendosur kështu se cili lojtar do të ngjitet në majën e futbollit botëror për vitin 2025.



