Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”, avokatët e Berishës kërkojnë pushimin e çështjes

Prej orës 09:30 të mëngjesit të sotëm është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ku ish-kryeministri dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzohet për falsifikim dhe çështje me sfond politik.
Togat e zeza pritet të vendosin nëse dosja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim hetimesh apo do të pushohet.
Avokatët mbrojtës të Berishës, në prapësimet e tyre, kërkuan pavlefshmërinë e akteve hetimore dhe pushimin e çështjes. Ata theksuan se aktet e ekspertimit janë kryer në kundërshtim me ligjin nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kur në fakt, sipas tyre, ato duhej të ishin bërë nga ekspertë të licencuar.
Gjithashtu, mbrojtja kundërshtoi provat që lidhen me ndryshimin e destinacionit të pronës së “Klubit Sportiv Partizani”, duke pretenduar se këto veprime janë bërë me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama. Avokatët ngritën pikëpyetje se përse këtij të fundit nuk i janë marrë deklarime lidhur me çështjen.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi shtyrjen e saj për më 23 prill, pas një kërkese nga njëri prej avokatëve për më shumë kohë në përgatitjen e mbrojtjes.