Lajme
Shtyhet seanca për dosjen “Metamorfoza”, gjykimi rifillon më 5 maj

Seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Metamorfoza” është shtyrë për në datën 5 maj. Çështja po shqyrtohet nga trupa gjykuese e posaçme, e përbërë nga gjyqtaret Etleva Desa, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Gazetari Fatjon Gjinaj raporton se shtyrja erdhi pas kërkesës së avokates së Edmond Prekës, e cila deklaroi se i nevojitet kohë për të unifikuar qëndrimin me klientin e saj në lidhje me kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Dosja “Metamorfoza” është një ndër çështjet më të ndjekura nga publiku, për shkak të emrave të përfshirë dhe akuzave të rënda që ajo përmban.