KryesoreLajme
Kryesore

Shqipëria në iniciativën e tri deteve: Presidenti Begaj rikonfirmon synimin për integrim në BE deri në 2030

Nga nisma e ‘Tri Deteve” ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare e asociuar, Presidenti Bajram Begaj përsëriti vullnetin e vendit tonë për t’u integruar brenda 2030 në Bashkimin Evropian. Nga nisma e ‘Tri Deteve” ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare e asociuar, Presidenti Bajram Begaj përsëriti vullnetin e vendit tonë për t’u integruar brenda 2030 në Bashkimin Evropian.

Begaj tha se prania e Shqipërisë në Nismën e “Tri Deteve” sjell përparim të përbashkët.

“Ne besojmë se kjo platformë ofron mundësi konkrete për përparim të përbashkët dhe po ashtu jemi më se të bindur se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për iniciativën, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Prania jonë brenda Iniciativës së Tri Deteve do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike dhe koordinimit transatlantik” tha Begaj. Gjatë fjalës së tij në samitin, Presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria është e qartë dhe e vendosur për të qenë pjesë e Iniciativës së Tri Deteve, pasi beson fort në vlerat themelore të këtij projekti dhe një aspiratë e tillë bazohet në bindje dhe kontribut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button