Sport
Shkëndija mahnit Europën: Tetovarët drejt ëndrrës historike në Ligën e Kampionëve

Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija, po shkëlqen në arenën evropiane, duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjet e saj të jashtëzakonshme në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë tashmë kanë kaluar dy raunde eliminatore dhe në raundin e tretë do të përballen me skuadrën e njohur azerbajxhanase, Qarabag. Por suksesi nuk ndalet këtu.
Sot është zbuluar edhe emri i kundërshtarit potencial në rast se Shkëndija kalon Qarabagun: tetovarët do të ndeshen me fituesin e përballjes Ludogorets – Ferencvaros në fazën “play-off”.
Kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të ishte një arritje historike, pasi asnjë klub shqiptar nuk ka mundur ta realizojë një gjë të tillë deri më sot. Shkëndija po e shkruan historinë!