
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë vënë në cak të hetimeve nga Prokuroria Themelore e kryeqytetit, lidhur me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria ka bërë të ditur se është lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave shtesë në lidhje me këtë rast.
Sipas njoftimit, është inicuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për veprën “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për sigurimin e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave që lidhen me shembjen e dheut në këtë rrugë.



