Kurti flet për takimin me Macronin, dërgimin e FSK-së në Gaza dhe paralajmëron shpërblime marramendëse nëse Kosova shkon në Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e qeverisë.
Ai ka dhënë detaje për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Të premten pata një takim me presidentin Macron. Takimi zgjati rreth dy orë, në tema të bashkëpunimit, sigurisë e mbrojtjes. Biseduam për rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE, në organizata ndërkombëtare, rolin e NATO-s dhe sigurinë rajonale. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse, dhe raportet me Serbinë ishin çështje që në kontekst të sigurisë i diskutuam me presidentin francez”, tha Macron.
Ai bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë, do të kërkohet nga Kuvendi dërgimi i FSK-së në Gaza.
“Në fund të janarit 2025 ndamë 500 mijë euro për popoullin palestinez në Gaza, sot kemi në rend dite propozim vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi marrjen e vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza. Vitin e kaluar ministri Ejup Maqedoni, komandanti Bashkim Jashari, kërkuan leje për pjesëmarrje”,tha Kurti më tutje.
E Kurti ka paralajmëruar suksese marramendëse nëse Kosova kualifikohet në Kampionat Botëror.
“Triumfi në Bratisllavë për Kampionatin Botëror ku Sllovakia u njoh me futbollistët e rangut botëror nga Kosova, përbën moment historik. Në fund të nëntorit i ndamë 250 mijë euro, e po atë ditë u zotuam se do të ndajmë 500 mijë euro të tjera në rast të fitores ndaj Sllovakisë. Ky zotim jetësohet sot, dua që kjo të mos mbarojë këtu. Uroj fort që djemtë tanë shembullorë të fitojnë finalen e madhe të play-off e të shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit. Në rast kualifikimi në Botëror do të ndajmë edhe 1 milion euro. Sikurse ishim zotuar për shpërblimet në rast të fitores ndaj Sllovakisë, po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje e kualifikohemi, do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja. Për sukseset që do të pasojnë në Botëror”, tha Kurti.



