
Analisti Shenoll Muharremi ka paraqitur një skenar që, sipas tij, paraqet mundësinë e fundit për të shmangur zgjedhjet e reja në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai propozon një kompromis të gjerë politik mes partive kryesore.
Sipas tij, Albin Kurti mund të zgjidhet President, duke mbetur njëkohësisht negociator në dialogun me Serbinë.
Qeveria, ndërkohë, do të zgjerohej dhe drejtohej nga PDK, LDK dhe AAK, me përfshirjen e Vjosa Osmanit në role kyçe.
LVV do të mbante ministritë strategjike si Financat dhe Rendin, ndërsa PDK e LDK do të menaxhonin ekonominë dhe energjinë.
AAK do të udhëhiqte Mbrojtjen me fokus në NATO, ndërsa diplomacia do t’i besohej Osmanit.
Muharremi e quan këtë një kompromis funksional, por shpreh skepticizëm për gatishmërinë politike për ta realizuar.



