Bota

SHBA vendos “Tarifën e Integritetit të Vizës” për aplikantët jo-imigrantë

Të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të përgatiten për kosto shtesë në procesin e aplikimit për vizë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një ligj të ri të quajtur “One Bill Bill Act”, i cili parasheh vendosjen e një “Tarife të Integritetit të Vizës” për të gjithë aplikantët për viza jo-imigruese.

Sipas raportimeve të CNBC, tarifa e re do të aplikohet automatikisht gjatë procesit të aplikimit dhe do të prekë kryesisht turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit nga vendet që kërkojnë vizë për të hyrë në SHBA.

Ndërkohë, qytetarët e Zvicrës dhe të vendeve të tjera pjesë e Programit të Heqjes së Vizave (VWP) nuk preken nga kjo tarifë – të paktën për momentin. Udhëtarët nga këto vende mund të hyjnë në SHBA me autorizimin elektronik ESTA, i cili së fundmi është rritur nga 21 në 40 dollarë.

Autorizimi ESTA u mundëson shtetasve të vendeve të VWP të qëndrojnë në SHBA deri në 90 ditë për qëllime turistike apo biznesi, pa qenë të detyruar të paguajnë tarifën e re të integritetit.

Megjithatë, për udhëtarët nga vendet që nuk janë pjesë e programit VWP, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të bëhet dukshëm më i kushtueshëm, për shkak të tarifës shtesë që do të aplikohet për çdo aplikim për vizë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button