Sport

Serbia goditet me mungesa të reja para ndeshjes me Shqipërinë

Problemet për kombëtaren e Serbisë vijojnë të shtohen vetëm pak ditë para përballjes vendimtare me Shqipërinë më 11 tetor.

Mediat gjermane raportojnë se mbrojtësi i rëndësishëm Kosta Nedeljkoviç ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me Leipzigun. Sipas revistës prestigjioze “Kicker”, ai do të mungojë për disa javë, duke e bërë të pamundur rikthimin në kohë për sfidën e Beogradit. Edhe media serbe “Sport Arena” thekson se koha është tepër e shkurtër për riaftësimin e tij.

Trajneri Dragan Stojkoviç tashmë ka dy mungesa të sigurta për shkak pezullimesh me kartonë. Kapiteni Nikola Milenkoviç është i skualifikuar pas kartonit të kuq në humbjen e rëndë 5-0 kundër Anglisë, ndërsa mesfushori i Nottingham Forest, Sasha Lukiç, po ashtu nuk do të jetë në dispozicion.

Kështu, vetëm 16 ditë para duelit me Shqipërinë, Serbia përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë në repartet kyçe të skuadrës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button