Lajme

Sekuestrohen pasuritë e Valter Duros, i arrestuar në Itali për vrasje të mbetur në tentativë dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Valter Duro, i cili është arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Trafikim të narkotikëve”. Masa është marrë në kuadër të një hetimi pasuror, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tij.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është vendosur sekuestro preventive mbi një apartament dhe dy llogari bankare në emër të Duros dhe familjarëve të tij. Sipas organit të akuzës, këto pasuri nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit në fjalë.

Në kuadër të procedimit pasuror nr. 03, datë 17 prill 2025, Prokuroria ka konstatuar se pasuritë janë në zotërim të plotë të Valter Duros dhe nënës së tij. Konkretisht, janë sekuestruar:

Një apartament në Tiranë me numër pasurie 214/342+1-46, zona kadastrale 3866, vol. 76, fq. 62;

Një llogari bankare me gjendje 1,097,636.86 lekë;

Një tjetër llogari bankare me gjendje 1,601,434.50 lekë.

Valter Duro ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje” dhe “Trafikim të narkotikëve”, deri në arrestimin e tij në Itali më 12 tetor 2005. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se burimi i pasurive është i paligjshëm, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Prokuroria thekson se veprimet janë ndërmarrë për të goditur pasuritë e përfituara nga krimi dhe për të ndalur qarkullimin e mjeteve të paligjshme në ekonomi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button