KryesoreLajme

Sali Berisha, shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë

Nga Felix Bilani

Shqipëria është një vend që ka kaluar sfida të mëdha dhe transformime të thella, por shumë prej këtyre ndryshimeve kanë ndjekur cikle të përsëritura të rënies dhe ringritjes, shpesh si pasojë e mungesës së udhëheqjes së përgjegjshme dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve. Pas 11 vitesh nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në një pikë kritike. Vendit i nevojitet urgjentisht një ndryshim rrënjësor, një udhëheqës që të rivendosë shtetin e së drejtës, të luftojë korrupsionin dhe të krijojë mundësi reale për qytetarët. Sali Berisha mbetet i vetmi lider që mund të sjellë këtë ndryshim dhe të shpëtojë Shqipërinë nga sistemi i korruptuar dhe i degraduar që sundon sot.

Roli i Sali Berishës në ndërtimin e shtetit shqiptar pas vitit 1991

Për të kuptuar pse Sali Berisha është lideri i duhur për këtë kohë, duhet të analizojmë veprimtarinë e tij si President dhe Kryeministër. Pas rënies së regjimit komunist, në një periudhë kaosi politik dhe ekonomik, Berisha ishte ndër arkitektët kryesorë të transformimeve demokratike në Shqipëri.

Si Kryeministri i parë demokratik i vendit, ai mori përgjegjësinë për të ndërtuar një sistem pluralist dhe për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt integrimit ndërkombëtar, duke përfshirë anëtarësimin në NATO dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht sfidave të shumta dhe tensioneve të brendshme, Berisha dëshmoi vizion dhe këmbëngulje në drejtimin e vendit drejt stabilitetit dhe zhvillimit. Edhe pse disa reforma mbetën të paplota, kontributi i tij në forcimin e shtetit demokratik dhe në promovimin e vlerave euroatlantike është i padiskutueshëm.

Në dallim nga shumë liderë të tjerë, Sali Berisha ka udhëhequr Shqipërinë në periudha të vështira, duke e mbajtur vendin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar, gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe demokracisë së brishtë të dalë nga diktatura.

Shqipëria nën udhëheqjen e Edi Ramës: Dështimi i institucioneve dhe rritja e korrupsionit

Gjatë 11 viteve të fundit nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka përjetuar një degradim të thellë të institucioneve dhe një rritje alarmante të korrupsionit. Në vend që të ndërtonte një shtet funksional dhe të drejtë, Rama ka krijuar një sistem të centralizuar pushteti, ku vendimmarrja është monopolizuar dhe ku sundon pandëshkueshmëria.

Institucionet janë kapur nga politika, krimi i organizuar është fuqizuar, dhe pasuritë publike janë vënë në shërbim të interesave klienteliste. Në këtë klimë, shërbimet publike janë degraduar, ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë dhe qytetarët kanë humbur shpresën për një të ardhme më të mirë.

Në këto kushte, Sali Berisha paraqitet si alternativa e vetme që mund të rikthejë besimin e qytetarëve, të rindërtojë institucionet dhe të rikthejë funksionimin e shtetit të së drejtës.

Sali Berisha dhe lufta kundër korrupsionit: Një sfidë jetike për Shqipërinë

Korrupsioni i përhapur është një nga plagët më të mëdha që pengon zhvillimin e vendit. Në një sistem ku korrupsioni është bërë pjesë e përditshmërisë, qytetarët janë viktimat kryesore. Korrupsioni ka shkatërruar besimin në drejtësi, ka rrënuar administratën publike dhe ka nxitur emigrimin masiv të shqiptarëve.

Sali Berisha, gjatë qeverisjes së tij, ka treguar vullnet të qartë për të luftuar korrupsionin, duke ndërmarrë masa të rëndësishme në drejtim të pastrimit të administratës dhe forcimit të sistemit të drejtësisë.

Ai ka demonstruar vendosmërinë për të sfiduar interesa të fuqishme dhe për të krijuar një shtet në shërbim të qytetarëve, duke ndërtuar mekanizma të pavarur dhe të fuqishëm kundër korrupsionit.

Sali Berisha dhe zhvillimi ekonomik: Rindërtimi i Shqipërisë

Një tjetër element thelbësor që e bën Sali Berishën të domosdoshëm për këtë moment historik është vizioni i tij për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë periudhës së tij në qeveri, Berisha e vuri theksin te ndërtimi i infrastrukturës, mbështetja e sektorëve strategjikë si turizmi, bujqësia dhe energjia, si dhe inkurajimi i investimeve private.

Në kontrast me qeverisjen aktuale, e cila ka favorizuar klientelën politike dhe ka dështuar në krijimin e kushteve të barabarta për zhvillim, Berisha punoi për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të zhvilluar ekonominë reale dhe për të krijuar vende të reja pune.

Ai kuptonte se një ekonomi e fortë ndërtohet mbi baza të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, jo mbi projekte propagandistike dhe investime të rreme.

Sali Berisha: Shpresa për një Shqipëri të re

Në këtë moment kritik, Shqipëria ka nevojë për një lider të provuar, me përvojë, vizion dhe guxim për të udhëhequr vendin drejt një të ardhmeje më të mirë.

Sali Berisha është i vetmi lider që ka treguar se mund të përballojë sfida të mëdha, të luftojë korrupsionin, të rindërtojë shtetin dhe të krijojë mundësi reale për çdo qytetar shqiptar.

Pavarësisht kritikave për moshën e tij, faktet tregojnë se 81-vjeçari Sali Berisha ka një energji dhe një angazhim të jashtëzakonshëm, duke lëvizur nga qyteti në qytet, duke takuar çdo qytetar dhe duke prekur realitetet që regjimi aktual përpiqet t’i fshehë përmes propagandës.

Ai po bën atë që shumë 30-vjeçarë ende nuk e kuptojnë dhe nuk e realizojnë dot: një betejë për lirinë, për demokracinë dhe për një Shqipëri që u përket qytetarëve të saj dhe jo një grushti pushtetarësh të korruptuar.

Berisha dhe rikthimi në misionin për shpëtimin e Shqipërisë

Sali Berisha ishte shkëputur nga politika aktive për tetë vite. Ai kufizohej vetëm në postime në faqen e tij në Facebook, ku publikonte denoncimet e qytetarëve, pa organizuar takime dhe pa marrë pjesë në vendimmarrjet e Partisë Demokratike. Nuk kishte as ambicie për poste dhe as kërkonte votën e askujt. Madje, Berisha mbështeti Lulzim Bashën edhe në gënjeshtrat e tij, siç ishin pretendimet për liberalizimin e vizave apo antarësimin në NATO, vetëm sepse nuk kishte asnjë interes tjetër përveç fitores së PD-së.

Por Berisha u ngrit nga hiri si Gjergj Elez Alia, kur Soros dhe Edi Rama tentuan t’i cënonin dinjitetin. Shumica absolute e opozitarëve iu bashkua, edhe pse shumë deputetëve iu hoqën vizat, shumë të tjerë u kërcënuan dhe u etiketuan si antiamerikanë.

Berisha i ka plotësuar prej kohësh ambiciet e tij personale. Ai nuk është në këtë betejë për interes vetjak, por sepse është në një mision që për shumë duket i pamundur: ta bëjë Shqipërinë madhështore. Edhe pse ky term mund të tingëllojë i ekzagjeruar, Berisha e ka shpjeguar qartë se sfida e tij është zhdukja e mjerimit – varfërisë ekstreme.

Nëse arrihet të zhduket mjerimi, atëherë do të jetë një arritje me rëndësi epokale. Vendosja e një minimumi jetik, rritja e pensioneve dhe pagave, pagesat për çdo fëmijë dhe për çiftet e reja do të jenë hapa vendimtarë për të ndaluar emigrimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre. Kjo do të jetë sfida e jetës së tij.

Prandaj Berisha është në një mision për të shpëtuar kombin, dhe jo për të kënaqur ndonjë trill të egos vetjake, siç është rasti i Edi Ramës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button