Lajme
Tre mjete përplasen në serinë e aksidentit në autostradën e Kolonjës, katër persona transportohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, ku tre mjete janë përplasur në seri. Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Katër persona janë transportuar për në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur makinën, që ishte para tij për shkak të pamundësisë për të frenuar, nga lagështia, dhe më pas ky mjet është përplasur nga pas nga një tjetër automjet.
Aktualisht, policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është tepër i ngarkuar këtë fundjavë.