KryesoreLajme
Kryesore

Sali Berisha Prezanton kandidatët për Qarkun e Vlorës dhe sulmon Belinda Ballukun për Tunelin e Llogarasë: Lubia fitoi 50-60 mln euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për Qarkun e Vlorës. Ai sulmoi Belinda Ballukun për të cilën tha se nga Tuneli i Llogarasë, lubi Balluku fitoi 50-60 mln euro.
Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për Qarkun e Vlorës

Ai sulmoi Belinda Ballukun për të cilën tha se nga Tuneli i Llogarasë, lubi Balluku fitoi 50-60 mln euro

A e dini ju miq se me tunelin e Llogarasë ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka shqipëria, për të marrë 50-60 mln euro me lubi Ballukun .
Dhe tani ndërton rrugën për ti falimentu të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë.Investimet e parkut të llogarasë janë më të bukurat’, tha ai.

Berisha tha se pas 11 Majit, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre

‘Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione.
Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo.
U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre’, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button