Bota

Rusia refuzon marrëveshje me Zelenskyn, Trump: “Budallallëk, të gjithë po bëjnë shfaqje”

Rusia ka bërë të ditur se presidenti Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e konsideruar këtë të fundit si të paligjshëm.

Në reagim për këtë situatë, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar gjithë këtë si “budallallëk”, duke shtuar se “të gjithë po bëjnë shfaqje”.

I pyetur nëse Putin është ende “në lojë”, Trump tha se lideri rus shpeshherë është aktiv në zhvillimet e fundit, ndërsa shtoi se nuk mendon se gjithmonë është edhe Zelensky.

“Zelensky nuk është gjithmonë i pafajshëm. Duhet dy persona për të vallëzuar tango,” theksoi Trump, duke nënvizuar kompleksitetin e situatës.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e nisur më 24 shkurt 2022, vijon ende duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa besimi mes palëve mbetet jashtëzakonisht i ulët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button