Sport

Rodrygo drejt largimit nga Real Madrid, Liverpool në garë për shërbimet e tij

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, pritet të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë, me Liverpool që po shfaqet si destinacioni më i mundshëm. Megjithëse Arsenal ishte emri më i lidhur me sulmuesin 24-vjeçar gjatë muajve të fundit, skuadra londineze ka përfunduar interesimin pas afrimeve të Noni Madueke dhe Viktor Gyökeres.

Rodrygo ka ruajtur statusin e yllit në fillim të sezonit të kaluar, por me kalimin e kohës ndikimi i tij te Real Madrid është zvogëluar, duke mos arritur të sigurojë vend titullari. Me Xabi Alonson në stol dhe pa hapësira të mjaftueshme në formacion, braziliani kërkon një skuadër ku të ketë më shumë minuta loje.

Liverpool po vlerësohet si favoriti për transferimin e tij, veçanërisht nëse arrijnë të shesin Luis Diaz dhe të krijojnë hapësirë në krahun e majtë të sulmit. Vlera e Rodrygos është vlerësuar midis 80 dhe 100 milionë euro, por Real Madrid po përballet me presion për të ulur çmimin për shkak të pozicionit të dobët në negociata.

Me pak alternativa konkrete në merkato dhe dëshirën për të gjetur më shumë hapësirë në formacion, largimi i Rodrygos nga Real Madrid duket më i afërt se kurrë, ndërsa Liverpool mund të bëhet skuadra e re e brazilianit këtë verë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button