KryesoreLajme

Rikthimi i Orikumit si Bashki/ Prioritet i PD – Leskaj dhe kandidatët Neloj e Hoxha në takim me banorët e Dukatit

Rikthimi i Orikumit si Bashki dhe zbatim i programimit ekonomik të Partisë Demokratike ishin kryefjalë e takimit të Bujar Leskajt me banoret e Dukatit, takim në të cilin u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë te PD-ASHM Selaudin Neloj dhe Atird Hoxha. Drejtuesi Politik i Partise Demokratike per Qarkun Vlore Bujar Leskaj ka zhvilluar nje takim me banoret e fshatit Dukat, ne njesine administrative Orikum, sebashku me kandidatet per deputet te PD-ASHM Selaudin Neloj dhe Atird Hoxha.

Leskaj ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për kandidatin Selaudin Neloj, i cili është përfaqësues i kësaj zone.

Drejtuesi Politik i PD në Vlorë ka ndarë pika nga programi i Partisë Demokratike si rishikimi i reformës territorial-administrative për rikthimin e Orikumit Bashki si prioritet i Partisë Demokratike.

Leskaj ka bere thirrje çdo banori te Dukatit, Radhimës, Tragjasit dhe Orikumit, për të mbështetur kandidatin e PD-ASHM Selaudin Neloj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button