KosovaLajme

Përparim Spahiu: Qeveria demokratike do të miratojë statusin e minatorit – mbrojtje dhe dinjitet për punëtorët e nëntokës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka shprehur besimin e fortë të minatorëve të Bulqizës, Martaneshit dhe Klosit te qeveria e ardhshme demokratike, e cila, sipas tij, do të miratojë Statusin e Minatorit, një angazhim i hershëm për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie punonjësish. Spahiu ka zbuluar disa nga pikat kyçe të këtij statusi, përfshirë: një pagë jo më të vogël se dyfishi i pagës minimale në vend, pension të parakohshëm pas 25 viteve punë (ose 20 vite për ata që kanë mbi 10.5 vite punë nëntokë), kompensim për aksidentet në punë dhe mbështetje për familjet në rast humbjeje jete në vendin e punës, si dhe kontrolle mjekësore falas dy herë në vit.

Spahiu: Qeveria e ardhshme demokratike do të miratojë Statusin e Minatorit, garanci për dinjitet dhe siguri

Statusi në FB:

Besim i palëkundur i minatorëve të Bulqizës, Martaneshit dhe Klosit te miratimi i Statusit të Minatorit nga qeveria e ardhshme demokratike.

Statusi i ri do të garantojë:

• Pagë jo më të vogël se dyfishi i pagës minimale në vend;

• Pension të parakohshëm pas 25 viteve punë, ose pas 20 viteve për ata që kanë punuar të paktën 10.5 vite nëntokë;

• Kompensim për aksidentet në punë dhe mbështetje për familjarët në rast humbjeje jete në vendin e punës;

• Dy herë në vit, kontrolle mjekësore falas në institucione publike ose private.

Këto janë disa nga të drejtat që Statusi i Minatorit do t’u japë atyre që kanë mbajtur mbi shpatulla peshën e nëntokës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button