Sport

Real Madridi kërkon rikthimin te fitorja, përballë një Alavesi pa objektiva – gara për titullin në La Liga ndizet

 

Real Madridi do të përballet sot në transfertë me Alavesin, në një ndeshje që në letër duket e thjeshtë për “Galaktikët”. Pas dy humbjeve radhazi, fillimisht ndaj Valencias në “Santiago Bernabéu” dhe më pas kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Ancelottit synon të rikthehet te fitorja dhe të ruajë hapin me Barcelonën në krye të tabelës.

Ndërkohë, Athletic Bilbao do të ketë një sfidë më të balancuar në letër, teksa pret në shtëpi Rayo Vallecanon, skuadër që ndodhet në vendin e 10-të dhe ka treguar stabilitet gjatë këtij sezoni.

Pretendenti tjetër për titullin, Atletico Madrid, do të zbresë në fushë ditën e nesërme ndaj Real Valladolidit, që mban vendin e fundit në renditje. Skuadra e Diego Simeones përfiton nga një kalendar më i lehtë në këtë fazë përmbyllëse të kampionatit dhe mbetet në garë të fortë për titullin.

Renditja aktuale e La Ligas:

Barcelona – 70 pikë

Real Madrid – 63 pikë

Atletico Madrid – 60 pikë

Athletic Bilbao – 54 pikë

Gara për titullin mbetet e hapur, ndërsa çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare në javët e mbetura të sezonit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button