Lajme

Gjirokastër: Range Rover përfshihet nga flakët në lagjen Dunavat – Policia nis hetimet

Një automjet luksoz tip Range Rover është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Dunavat të qytetit të Gjirokastrës. Mjeti ishte i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet emergjente.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë arritur të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale në automjet janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button