Lajme

Rama ironizon sërish Chris LaCivitën: “Edhe vetë Latifi e kuptoi që duhet votuar 5”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë në drejtim të strategut amerikan të Partisë Demokratike, Chris LaCivita, i njohur për fushatën e fitores së Donald Trump.

Pas pseudonimit “Latifi nga Amerika” që ia vuri ditë më parë, këtë herë Rama ka publikuar në rrjete sociale një foto të LaCivitës, i cili shihet me dorën e ngritur duke treguar numrin 5. Duke e shfrytëzuar simbolikën e këtij gjesti, Rama shkruan:

“VOTO 5 – edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër.”

Numri 5 në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit i përket Partisë Socialiste, e cila aktualisht është në pushtet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button