Kosova

Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deputetit të VV’së, Ilir Kërçelit, pasi ky i fundit ka ngritur pretendime për keqpërdorime që ka bërë komuna e Prishtinës, me një lloj shiriti.

Rama, e ka cilësuar këtë si ‘’show i radhës politik’’ nga ana e VV’së, duke thënë se deputeti i VV’së, po ‘’mashtron opinionin’’.

‘’ 8.50 euro për metër, me TVSH, përfshijnë: Furnizimin me material; Transportin; Angazhimin dhe punën e punonjësve të kompanisë; Shtrirjen dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga punonjësit kompetentë; Garancinë për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës; Mirëmbajtjen për 10 vjet, sipas nevojës, pa kosto shtesë’’, thuhet në reagimin e Ramës.

Postimi i plotë:

SQARIM PËR SHOW-N E RADHËS POLITIK ME “SHIRIT”

Deputeti i VETËVENDOSJES po e mashtron opinionin kur e paraqet çmimin e një SHËRBIMI si çmim të një SHIRITI.

8.50 euro për metër, me TVSH, përfshijnë:

* Furnizimin me material.

* Transportin.

* Angazhimin dhe punën e punonjësve të kompanisë.

* Shtrirjen dhe vendosjen e shiritit në kanalin përkatës nga punonjësit kompetentë.

* Garancinë për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës.

* Mirëmbajtjen për 10 vjet, sipas nevojës, pa kosto shtesë.

Krejt këto shërbime me i paraqitë vetëm si çmim të një “shiriti” është veprim i ulët.

Për më tepër, kjo procedurë është trajtuar nga:

* Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

* Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

* Auditorët e brendshëm.

* Auditorët e jashtëm.

* Hetuesia.

Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon!

Për më tepër, i propozoj që, kur del në publik për me bo shfaqje televizive, t’i marrë informacionet bazë.

❌ Ai shirit nuk shërben për ta kufizuar zonën e punimeve.

📢 Është shirit nëntokësor që paralajmëron praninë e kabllove elektrike, për të shmangur dëmtimin e tyre dhe mos me i rreziku puntorët gjatë gërmimeve në të ardhmen nga:

📢 Ujësjellësi,

📢 KEDS-i,

📢 Termokosi ose cilado kompani apo ndërmarrje tjetër.

E di që pas deklaratave të mia për Kryeministrin do të ketë invazion sulmesh ndaj meje, por më lejoni t’ju rikujtoj se do të kujdesem që për secilën shpifje ta ndjek rrugën ligjore.

Ilir, për herën tjetër, lexoje kontratën. Kuptoje. Pastaj dil para qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button