Rama: Gjykata Speciale u krijua mbi insinuata, dëshmitarët duken si aktorë të epokës së Millosheviçit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë u bazua mbi një raport të “famëkeqit” Dick Marty, të cilin e cilësoi si histori insinuatash të pambështetura në prova.
Në një intervistë për Klan Kosova, Rama theksoi se procesi gjyqësor i Speciales ka devijuar nga pretendimet fillestare për trafik organesh, pasi sipas tij, ato as nuk figurojnë në aktakuzë dhe as në zhvillimin e procesit.
“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh… është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse,” tha Rama.
Ai shtoi se edhe dëshmitarët që kanë dalë në këtë proces “janë super-qesharakë dhe duken si aktorë të epokës së Millosheviçit”.



