Kosova

Policia e Ferizajt shqipton mbi 1,500 gjoba dhe pezullon 13 patentë shoferë në një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar gjithsej 1,548 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe ka pezulluar 13 patentë shoferë.

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 40 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me fatalitet.

Autoritetet policore theksojnë se do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe u bëjnë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Apelojmë tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button