Kosova

Ferizaj: Policia zbulon 11 bimë kanabisi të mbjellura në një vazo

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator 2025, rreth orës 13:40, ku gjatë një aksioni është gjetur një vazo me bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në total, policia ka konfiskuar 11 bimë, me gjatësi nga 0.50 deri në 0.70 metra.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore përkatëse, ndërsa prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button