Raheem Sterling jashtë projektit të Chelseat, pagë prej 19 milionë eurosh e bllokon largimin

Raheem Sterling, sulmuesi anglez i Chelseat, tashmë 30 vjeç, është përjashtuar përfundimisht nga planet e trajnerit Enzo Maresca dhe konsiderohet lojtar i “padëshiruar” në Stamford Bridge.
Sterling ka kontratë me klubin deri në vitin 2027, dhe nëse nuk gjendet një marrëveshje për largimin e tij, Chelsea do të jetë i detyruar të paguajë 19 milionë euro në vit për lojtarin. Situata është bërë e komplikuar për klubin, pasi Sterling nuk ka asnjë shans të rikthehet në skuadër.
Së fundi, sulmuesi publikoi një histori në Instagram ku tregonte se si kalon mbrëmjet duke u stërvitur vetëm në një fushë alternative, në kushte të ftohta dhe larg ekipit.
Shkaku kryesor që e mban Sterling të “bllokuar” është paga e tij e lartë, rreth 325 mijë euro në javë, që e bën të pamundur largimin e tij për shumicën e klubeve që mund të ishin të interesuar.



