Kosova

Dëshmitari Paul Williams tregon për rolin e Hashim Thaçit në Marrëveshjen e Rambujesë

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka bërë të ditur se dëshmitari Paul Williams, këshilltar ligjor pa pagesë për delegacionin kosovar në Rambuje, do të japë dëshmi për vendimmarrjen dhe diskutimet e delegacionit gjatë negociatave në shkurt-mars 1999.

Williams, i ftuar për të përfaqësuar Kosovën nga Bujar Bukoshi me kërkesë të Ibrahim Rugovës, ka ndihmuar delegacionin për hartimin e propozimeve dhe për negociatat mbi marrëveshjen e Rambujesë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në takime me figurat ndërkombëtare dhe diasporën e Kosovës dhe ka dhënë informata për shtypin në emër të delegacionit.

Avokati Mishetiq tha se dëshmitari do të flasë për vendimmarrjen e delegacionit, objektivat e tij dhe diskutimet për nevojën e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së. Po ashtu, Williams do të dëshmojë se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet të nënshkruante marrëveshjen pa miratimin e komandantëve të zonave, duke theksuar strukturën ad-hoc dhe të decentralizuar të UÇK-së, si dhe ndikimin e figurave të rëndësishme si Adem Demaçi.

Sipas dëshmisë, dokumenti i marrëveshjes u nënshkrua nga Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button