
Policia e Kosovës ka arrestuar një pronar të një barnatoreje në kryeqytet, me dyshimin se i ka dhënë ryshfet prej 100 eurosh një inspektori farmaceutik.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kompetent.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një barnatoreje, pasi që i ka dhënë ryshfet 100 euro inspektorit farmaceutik. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.