Sport

Granit Xhaka pas fitores ndaj Kosovës: “Gjithmonë një ndeshje speciale për mua”

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas fitores së thellë 4:0 ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Mesfushori shqiptar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë dhe vazhdoi të tregojë lidershipin e tij te kombëtarja helvete.

Pas përfundimit të takimit, Xhaka publikoi një reagim në llogarinë e tij në Instagram, ku e përshkroi emocionin e veçantë që i sjell përballja me Kosovën.

“Gjithmonë një ndeshje speciale për mua. Mënyra perfekte për të nisur rrugëtimin drejt Kupës së Botës”, shkroi Xhaka.

Zvicra kryeson grupin pas kësaj fitoreje, ndërsa Kosova mbetet ende në kërkim të pikëve të para në këtë kampanjë kualifikuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button